Lokale
Shqiptarët protestuan në Zvicër në mbrojtje të përmendores (foto & video)
Në mbrojtje të lapidarit të UÇPMB-së i vendosur në Preshevë kanë dalë edhe shqiptarët në Zvicër, ku qindra qytetarë nga Lugina, Kosova, Maqedonia, Shqipëria kanë protestuar sot në mënyrë paqësore para Ambasadës së Serbisë ne Bernë.
Siç raporton gazetari i Titulli në Zvicër, protestuesit përveç flamurit kombëtar mbanin edhe parulla me mbishkrime “Bujanoci, Presheva e Medvegja janë Shqipëri“ , “Pa marrë parasysh kufirin duhet ta dinë serbët dhe gjithë bota se edhe aty është Shqipëri“, “Duam bashkim Kombëtar“, etj.
Ardian Ibrahimi i cili ishte organizator i kësaj proteste lexoi edhe deklaratën:
“Sot jemi mbledhur para ambasadës së Serbisë, që ti mbrojmë interesat tona kombëtare por edhe që tju tregojmë shqiptarëve të Luginës që kanë përkrahje edhe nga diaspora. Shteti i Kosovës nuk reagon, gjithashtu as Shqipëria. Pa marrë parasysh kufirit, duhet që ta dinë serbët edhe krejt Bota se edhe aty është Shqipëri. Presheva, Bujanoci e Medvegja, janë Shqipëri“.
Ai më tej shtoi se Serbia sot jep ultimatum që Lapidarin ta heqim nga qendra e Preshevës, por ne i themi jo.
“Shqiptarët e Luginës, çdo ditë po jetojnë nën terrorin dhe represionin sistematik të Serbisë, shteti serb po i shkel në mënyrë flagrante të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Nëpërmjet terrorit dhe diskriminimit që po iu bëhet shqiptarëve të Luginës, Serbia synon që të ndryshoj strukturën demografike në dëm të shqiptarëve, dhe në këtë mënyrë të bëjë konolizimin me elementin serb, ashtu siç e ka provuar edhe në Kosovë“, u shpreh para protestuesve Ibrahimi.
Ai i tha Titullit, se ky është fillimi i protestave, pasi sipas tij do të ketë protesta të ngjashme deri sa të zgjidhet definitivisht çështja e shqiptarëve të Luginës.
Pas përfundimit të protestës së sotme protestuesit u shpërndan të qetë. Protesta u përcoll nga dhjetëra policë zviceran./Titulli.com/
http://youtu.be/dT_xpWCbdIc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!