“Shpëtoi” Koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Lokale

“Shpëtoi” Koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës

09.May.2012 20:53
0
Ata të cilët në zgjedhje nuk kanë arritur numrin e nevojshëm të votave, janë të obliguar që në afat prej 30 ditëve nga dita e shpalljes së rezultateve përfundimtare të kthejnë fondet e marrura për zgjedhje, raporton Titulli. Kandidatët për president të Serbisë si dhe listat zgjedhore të cilat në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare nuk kanë fituar të paktën një për qind, respektivisht 0.2 për qind nëse bëhet fjalë për përfaqësuesit e pakicave kombëtare, janë të obliguara që ti kthejnë shtetit mjetet që i kanë marrë nga burimet publike për financimin e kampanjës, ose në të kundërt, shteti do të mbajë të hollat që subjektet i kanë deponuar si kusht për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Kur janë në pyetje kandidatët për president, pa këto mjete do të mbetet një kandidatë, ndërsa në rastin e zgjedhjeve parlamentare pesë lista zgjedhore. Sipas rezultateve të deritanishme, më pak se një për qind të votave në zgjedhjet presidenciale i ka fituar vetëm kandidatja e unionit Socialdemokratik Danica Grujiciq- 0.79 për qind. Në zgjedhjet parlamentare më pak se një për qind të votave ka marrë partia Komuniste “Josip Broz” (0.74 për qind), unioni Socialdemokratik (0.43 për qind) dhe partia Reformiste (0.22 për qind). Kur bëhet fjalë për partitë e pakicave, më pak se 0.2 për qind , që ishin të nevojshme për të kaluar rrezikun, ka marrë partia Malazeze (Crnogorska partija) 0.10 për qind. Në këtë rast ka “shpëtuar”  Koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pasi ka kaluar pragun prej 0.2 për qindësh (0.3 për qind), por jo edhe përfaqësimin në Parlamentin e Serbisë, pasi deri në këto momente nuk ka arritur përqindjen prej 0.4 që është e nevojshme për të fituar një ulëse në Beograd. Për mbulimin  e harxhimeve të kampanjës zgjedhore nga burimet publike, sipas Ligjit për financimin  e aktiviteteve politike, janë ndarë 0.1 për qind e shpenzimeve të buxhetit republikan, respektivisht 890 milion dinarë. /Titulli.com/
Zgjedhjet lokale në Medvegjë më 24 qërshor
Inatet politike, shkaktojnë dhunë mbi prona
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration