Shpallen rezultatet zyrtare: Shaip Kamberi edhe një mandat deputeti në Serbi
Lokale

Shpallen rezultatet zyrtare: Shaip Kamberi edhe një mandat deputeti në Serbi

12.Jan.2024 20:54
0

Shaip Kamberi edhe zyrtarisht e ka fituar mandatin e katërt si deputet në Kuvendin e Serbisë, sipas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të premten. 

Kamberi garoi me listën “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 17 dhjetor. Ai do të jetë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë. 

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, lista e udhëhequr nga Kamberi mori 13.501 vota apo 0.35 për qind dhe fitoi një mandat në Kuvend. 

Sipas rezultateve përfundimtare, në zgjedhjet në Serbi, të cilat nga shtetet perëndimore u kontestuan për shumë parregullsi, kanë votuar 3.815.007 persona me të drejtë vote. 

Partia e Aleksandar Vuçiqit ka dalë bindshëm e para me 129 mandate, ndjekur nga “Serbia kundër dhunës” me 65 mandate. Partia e Ivica Daçiqit fitoi 18 mandate.

Partia Popullore Evropiane kundërshton debatin në Parlamentin Evropian për zgjedhjet në Serbi
Elda Nuredini, nga komuna e Bujanocit është ftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration