Lokale
Shkolla serbe për Bujanoc dhe Preshevë fillon të shtunën
Të shtunën më 24 nëntor fillon punën shkolla e gjuhës serbe. Mësimi do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc dhe në Shkollën e mesme Teknike në Preshevë.
Shkollën e gjuhës serbe do ta ndjekin pa pagesë, 310 pjesëmarrës, të cilët gjatë shtatë muajve të ardhëshëm (dy herë në javë të shtunën dhe të dielën) mësimin do ta zhvillojnë së bashku me dy profesorë të gjuhës serbe dhe dy asistentë shqiptarë, të cilët pjesëmarrësve do t'u ndihmojnë në avancimin e njohjes së gjuhës serbe. Në fund, pjesëmarrësit do të pajisen me diplomë të certifikuar, njofton shërbimi i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Kandidatët të cilët iu janë nënshtruar testit të gjuhës serbe informatat lidhur me organizimin e mbajtjes së mësimit mund të t'i gjejnë:
Në Bujanoc, në zyrën e shërbimit të Trupit Koordinues, në tabelën e shpalljeve të Komunës së Bujanocit, në Shtëpinë e Kulturës, në paralelen e Fakultetit Ekonomik dhe në shkollën e mesme "Sezai Surroi“.
Ndërsa, në Preshevë në zyrën e shërbimit të Trupit Koordinues në Preshevë, në tabelën e shpalljeve të Komunës së Preshevës, në shkollën e mesme Teknike dhe në Gjimnazin „Skenderbeu“./Titulli.com/
Pjesëmarrësit e kësaj shkolle, të cilët kanë nevojë për ndonjë informatë shtesë mund t'i drejtohen Milica Rodiq në numrin e telefonit 063 105 07 13 ose në email adresën milica.rodic@kt.gov.rs ose Rahim Salihit në numrin 063 105 22 79 ose email adresën rahim.salihi@kt.gov.rs
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!