Shkencëtarët britanikë tregojnë se a mund të infektohemi dy herë nga koronavirusi
Trupi dhe shëndeti

Shkencëtarët britanikë tregojnë se a mund të infektohemi dy herë nga koronavirusi

16.Jul.2020 05:39
0

Një studim i ri së fundmi ka treguar se imuniteti ndaj virusit mund të jetë afatshkurtër, gjerësisht nga pacientët e shëruar nga Covid-19.

Siç shkruan BBC shkencëtarët e King’s College London, studiuan më gjerë se si trupi e lufton koronavirusin me antitrupa, si dhe sa kohë zgjasin ato edhe pas shërimit.

Raportohet se 96 pacientët që ishin pjesë e studimit, kishin antitrupa që mund të neutralizonin si dhe të ndalon koronavirusin. Por, nivelet filluan të veniten gjatë tre muajve të studimit.

Si mund të bëhesh imun ndaj koronavirusit?

Sistemi ynë imunitar shërben për të mbrojtur trupin ndaj një infeksioni, dhe mund të shërbejë në dy mënyra.

Mënyra e parë, imuniteti është gjithmonë i gatshëm të hidhet në veprim sapo të zbulohet ndonjë pushtues i huaj në trup. Ky është i njohur si reagim i lindur imunitar, me këtë rast ai lëshon kimikate dhe qeliza të bardha të gjakut, që mund të shkatërrojnë qelizat e infektuara.

Por ky sistem nuk vlen gjerësisht edhe për koronavirusin dhe nuk do t’ju japë imunitet ndaj tij.

Përkundrazi, trupi ka nevojë për “adaptim” imunitar. Kjo përfshin, qelizat të cilat prodhojnë antitrupa që mund të luftojnë virusin dhe të prodhojnë qelizat T, të cilat sulmojnë vetëm qelizat e infektuara me virus, i cili njihet ndryshe si reagim qelizor.

Mirëpo, kjo procedurë kërkon kohë – studimet sugjerojnë se trupit i duhen rreth 10 ditë për të filluar prodhimin e antitrupave që mund të sulmojnë edhe coronavirusin, sakaq edhe pacientët e sëmurë zhvillojnë përgjigje më të forte imune.

Nëse “adaptimi” imunitar rezulton i fuqishëm, atëherë kjo mënyrë do mbrojë njerëzit në të ardhmen.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse personat që kanë simptoma të buta të coronavirusit, ose edhe asnjë simptomë, të mund të zhvillojnë përgjigje të mjaftueshme “adaptive” imunitare, shkruan BBC.

Studimi i rolit të qelizave T, është ende në zhvillim.

Mirëpo, një studim së fundmi zbuloi se njerëzit që rezultojnë negativë nga koronavirusi, mund të zhvillojnë edhe më tej imunitet ndaj sëmundjes.

Secili person i cili rezultoi pozitiv në zhvillimin e antitrupave, u gjetën në trupin e tyre dy lloje të qelizave T, që mund të shkatërrojnë qelizat e infektuara.

Sa mund të zgjasë imuniteti tek njerëzit?

Imuniteti kundër koronavirusit të ri, SARS-CoV-2, nuk dihet ende sa mund të zgjasë, por ekzistojnë edhe gjashtë koronaviruse të tjera që infektuan njerëzit, të cilat mund të japin një pasqyrë.

Katër prej koronaviruseve prodhojnë simptoma të ftohjes së zakonshme dhe imuniteti është afatshkurtër. Studimet treguan se disa pacientë mund të ri-infektohen brenda një viti.

Mirëpo, ftohja e zakonshme është në përgjithësi e butë. Ekzistojnë edhe dy koronaviruse problematike – ato që shkaktojnë sindromin e rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) dhe sindromin e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), në të cilat antitrupat janë zbuluar disa vjet më vonë.

“Pyetja nuk qëndron nëse njerëzit mund të bëhen imunë, por sa zgjasë ky imunitet”, tha Paul Hunter, profesor në Universitetin e Anglisë Lindore.

“Imuniteti nuk mund të zgjasë për tërë jetën”, u shpreh ai.

“Bazuar në studimet e antitrupave në SARS, është e mundur që imuniteti të zgjasë rreth një deri në dy vite, megjithëse kjo ende nuk është vërtetuar me saktësi”, rrëfen Hunter.

Sidoqoftë sipas artikullit në BBC, edhe në qoftë se njeriu nuk posedon një imunitet të plotë, një infeksion i dytë nuk do të rezultonte edhe aq rëndë tek trupi i një personi.

A mund të preken njerëzit dy herë nga koronavirusi?

U raportua tashmë se disa persona u përballën me infeksione të shumta të coronavirusit, në një hapësirë të shkurtër kohore.

Mirëpo, problemi qëndron në konsensuesin shkencor, gjerësisht tek testimi – pasi pacientët mund të jenë informuar keq, dhe të njëjtit mund të kenë menduar se janë shëruar nga virusi.

Askush nuk është ri-infektuar qëllimisht nga virusi, në mënyrë që ata të testojnë edhe imunitetin, por një racë e majmunëve u infektuan sërish.

Ata u infektuan dy herë, një herë për të zhvilluar imunitet dhe pastaj edhe në herën e dytë tre javë më vonë.

Ndërkohë këto eksperimente shumë të kufizuara, treguan se ata nuk shfaqën simptoma sërish pas një infeksioni të dytë.

Ministri Cakaj nga Tirana porosit: Ruajtja e shumicës shqiptare në Bujanoc detyrë historike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration