Shelest: Protestat në veri të Kosovë më “rrënjë ruse”, shërbimet e sigurisë të zbulojnë çka fshihet pas tyre
Rajoni dhe Politika

Shelest: Protestat në veri të Kosovë më “rrënjë ruse”, shërbimet e sigurisë të zbulojnë çka fshihet pas tyre

26.Jun.2023 07:29
0

Hanna Shelest, drejtoreshë e Programeve të Sigurisë në Këshillin e Politikës së Jashtme “Prizmi Ukrainas” dhe kryeredaktore e Portalit “Ukraine Analytica”, në një intervistë për “The Geopost”, ka thënë se në tensionet e fundit në veriun e Kosovës të banuar me serbë etnikë është i përfshirë edhe faktori rus.

 

“Çështja është se me incidente të tilla, sidomos rebelime ‘spontane’ që ndodhin në disa zona, filluam të kërkojmë në rrjetet sociale, filluam të kërkojmë nëse ka pasur ndonjë incident apo thirrje për veprime të tilla sepse fatkeqësisht shumë shpesh mund të gjejmë rrënjët ruse atje ose nga dikush që pretendon se është vendas”.

Shelest ka komentuar edhe paralelet që ngriten vazhdimisht midis agresionit të paprovokuar e të paligjshëm rus në Ukrainë dhe intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë më 1999, ndërsa sipas saj, kjo po ndodh me mbështetje të caktuar, qoftë në nivel diplomatik apo politik.

“Ajo [propaganda ruse] është gjatë gjithë kohës prezente dhe supozoj se po ndodh një mbështetje e caktuar, qoftë në nivel diplomatik apo politik, qoftë në nivelin e parave, por kjo varet nga shërbimet e sigurisë së vendeve të rajonit që të mësojnë më mirë situatën dhe të zbulojnë çfarë fshihet realisht pas këtyre protestave”, tha Shelest. 

Intervenimi ushtarak humanitar i NATO-së në Serbi dhe Mal të Zi në vitin 1999 qe çarja më e madhe ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë. Që atëherë, Rusia nuk ka reshtur së qeni kundërshtare e rreptë e zhvillimeve në Kosovë, sidomos që prej kohës kur Kosova shpalli pavarësinë.

Aleksandar Martinoviq në krye të Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Qasja e shteteve të rajonit në të dhënat e përdoruesve të Meta-s, Serbia kërkon informacione më së shumti
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration