Aleksandar Martinoviq në krye të Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Kryetari i ri i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë është Aleksandar Martinoviq, ministri aktual për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale, bëhet e ditur në ueb faqen e Trupit Koordinues.
Ai në atë pozitë është emëruar me vendim të Qeverisë së Serbisë më 8 qershor dhe ky organ qeveritar kishte mbetur pa kryetar që nga vdekja e Zoran Stankoviqit në tetor 2021.
Martinoviq është një i besuar i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ka një pozicion të lartë në partin përparimtare serbe SNS në pushtet.
Paraardhësi i tij, Stankoviç, nuk kishte lidhje aq të forta me majën e qeverisë serbe.
Trupi koordinues u formua në fund të vitit 2000, gjatë konfliktit në jug të Serbisë dhe ideja ishte që të ishte një lidhje midis komuniteteve lokale dhe qeverisë qendrore.
Kryetari i parë i këtij institucioni ishte Nebojsha Çoviq, më vonë atë e drejtuan Rasim Ljajiq, Milan Markoviq dhe Zoran Stankoviq.