Lokale
Shaip Kamberi merret në pyetje?!
Ish kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi është marrë në bisedë informative nga inspektorët për të mësuar për disa parregullsi në mandatin e tij si drejtues i komunës së Bujanocit.
Siç ka mësuar Titulli nga burime brenda subjektit opozitar, ditë më parë është marrë në pyetje kryetari degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, Shaip Kamberi.
Sipas burimit tonë, Kamberi është pyetur për mënyrën e zgjedhjes së avokatit të komunës i cili ka qenë i caktuar me kohë të përkohshme, deri sa i njëjti ka vlerësuar dokumente me rëndësi të kësaj komune.
Një avokat me kontratë të tillë pune, i zgjedhur pa miratimin e Kuvendit, ka vënë në pikëpyetje dokumentet e vlerësuara nga ai, të cilët tani do të mund të vlerësohen edhe si të pavlefshme.
Burimi i Titullit thotë se këto biseda informative do të mund të vazhdojnë me Kamberin edhe për disa mos përputhje me financat gjatë kohës që ai drejtonte me komunën e Bujanocit.
Deri më sot koalicioni i tanishëm që drejtohet nga Nagip Arifi ka akuzuar disa ndërmarrje të cilat kanë bërë harxhime të mëdha e të cilat nuk kanë mbulesë për këto harxhime.
Në mesin e këtyre ndërmarrjeve publike janë Drejtorati për Ndërtim, Komunalia dhe Radio Televizioni i Bujanocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!