Serbia regjistron 51 viktima nga COVID-19, në Bujanoc 25 mijë doza të dhëna
Instituti i Shëndetit Publik në Serbi "Dr.Milan Jovanoviq Batut", njoftoi të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 51 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Nga testimi i 19.572 mostrave, pozitivë në koronavirus kanë dalë 6.412 persona Të shtunën (2 tetor) u bë e ditur se të hospitalizuar janë 6.410 pacientë, ndërsa prej tyre 253 janë në respiratorë.
Sipas të dhënave nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc ka një rritje të numrit të njerëzve të interesuar për vaksinim është regjistruar edhe në Bujanoc, me 25,000 doza të dhëna deri më tani.
"Rreth 45 përqind e vendasve janë vaksinuar plotësisht, tani ata janë kryesisht në gjendje të punojnë, dhe ata që erdhën me pushime nga jashtë", thuhet mes tjerash nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc.
Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit 2020, në Serbi kanë vdekur 8.331 njerëz.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 955.672.
Javën e fundit, Serbia është në vendin e parë në Evropë, dhe në vendin e katërt në botë, sipas numrit të rasteve të reja të koronavirusit për 1 milion banorë, sipas të dhënave nga faqja worldometers.info.
Megjithatë Shtabi i Krizës nuk ka planifikuar ende vendosjen e asnjë mase kufizimi.
Organizatat joqeveritare i kanë bërë thirrje Qeverisë së Serbisë që të vendosë masa të detyrueshme për të mbrojtur popullatën nga sëmundja.