Serbia pozicionon forca shtesë në kufirin me Kosovën, afër Dobrosinit
Lokale

Serbia pozicionon forca shtesë në kufirin me Kosovën, afër Dobrosinit

16.Jan.2013 19:58
0
xhandarmeriaSkadimi i ultimatumit të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë ndaj autoriteteve shqiptare të Komunës së Preshevës për heqjen e lapidarit me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së, ka vënë në lëvizje forca të shtuara të policisë së Serbisë në kufi me Republikën e Kosovës. Burime të Kosovapressit nga fshati Dobrosin, fshat ky që gjendet rreth 600 metra larg nga kufiri me Kosovën, kanë thënë se gjatë ditës së sotme janë parë përforcime të forcave policore të Serbisë përgjatë kësaj pjese të kufirit. “Po flas për fshatin tim. Në postbllokun e fshatit Dobrosin sot kanë sjellë dyfishin e policisë. Ata sot janë të pajisur edhe me automatik”, ka thënë burimi nga ky fshat. Sipas burimit, gjendja në fshatrat përreth kufirit me Serbinë është mjaft e tensionuar dhe nën ethe./Titulli.com/
77 % e qytetarëve janë për të mos zhvendos pllakën përkujtimore
A po ruhet lapidari nga snajperistët? (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration