Serbia "investon" 6 milion euro objekt në Mitrovicë, reagon Sinani: Asnjë cent për vërshimet në Preshevë
Lokale

Serbia "investon" 6 milion euro objekt në Mitrovicë, reagon Sinani: Asnjë cent për vërshimet në Preshevë

21.Aug.2021 08:11
0

Serbia ka filluar ndërtimin e objektit të përhershëm të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”.

Investimi në mbi 6 milionë euro do të bëhet nga Qeveria e Serbisë përmes Zyrës për Kosovën, që funksionon në kuadër të saj.

Drejtori i kësaj zyreje Petar Petkoviq, hodhi gurthemelin për ndërtimin e Universitetit të premten (20 gusht) në Mitrovicën Veriore, shkruan radioevropaelire.

“Ky është gurthemel i harmonisë unitetit të popullit tonë në Kosovë, dhe për këtë sot ne jemi të bashkuar siç ishim dhe do të jemi: edhe Lista Serbe ashtu edhe Universiteti ynë dhe shteti i Serbisë. Populli ynë ka të ardhme vetëm përmes këtij uniteti, siç e ka thënë edhe presidenti Vuçiq”, tha Petkoviq.

Ndërtesa do të ketë 10.575 metra katrorë, me kapacitet për pranimin e deri në 10.000 studentëve ndërsa në kuadër të këtij Universiteti do të funksionojnë: Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Matematikës, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti Ekonomik.

 

Mitrovica e Veriut është komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku autoritetet serbe kanë zhvendosur, siç e quajnë ata, Universitetin e Prishtinës, pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Studimet aty zhvillohen sipas plan-programit të Republikës së Serbisë.

Lidhur me këtë ka reaguar Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës se Serbia nuk po ndihmon Preshevën.

"Qeveria Vuçiq-Daçiq e Serbisë: Mbi 6 milion euro për Universitetin e Serbisë në Mitrovicën e Veriut të Kosovës. Asnjë cent për vërshimet në Preshevë.European Union , something to say?", ka shkruar Ardita Sinani./Titulli.com/
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration