Serbia fillon themelet e fabrikës për prodhimin vaksinës Sinopharm kundër COVID-19 (video)
Lokale

Serbia fillon themelet e fabrikës për prodhimin vaksinës Sinopharm kundër COVID-19 (video)

10.Sep.2021 06:59
0

Në komunën e Zemunit në afërsi të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, u hodhën themelet e fabrikës ku do të prodhohet vaksina Sinopharm e zhvilluar në Kinë kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë në ceremoninë e hedhjes së themeleve deklaroi se fabrika është një përpjekje në interes jo vetëm të Serbisë, por në interesin e gjithë rajonit.

Vuçiç bëri të ditur se në fabrikën e ndërtuar së bashku me Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të kryhen punime edhe për vaksinat që do të prodhohen në të ardhmen. "Kapaciteti vjetor i prodhimit të fabrikës është 40 milionë vaksina, por ne planifikojmë të prodhojmë 30 milionë vaksina në vit. Kjo shifër do të jetë e mjaftueshme për Serbinë dhe për vendet e tjera të rajonit", tha ai.

Duke bërë të ditur se Serbia me mbështetjen e Kinës dhe EBA-së ka arritur të zgjidhë jo vetëm problemet e saj por edhe problemet rajonale, Vuçiç theksoi se me përfundimin e fazës së parë në fabrikë do të fillojë në mars 2022 mbushja e vaksinave dhe në prill 2022 vaksinat e prodhuara do të paraqiten në tregun serb.

Vuçiç tha se fillimisht në fabrikë do të punësohen 180 persona, 40 për qind e të cilëve janë ekspertë dhe se më pas do të punësohen edhe 100 persona të tjerë.

Serbia e cila është në pozicionin e liderit në vaksinimin masiv mes vendeve të Ballkanit, prodhon gjithashtu vaksinën e parë ruse kundër COVID-19, të emërtuar Sputnik V e cila është zhvilluar nga Instituti Kërkimor Gamaleya në Rusi.

Targat “KM” nuk ndalohen, me targa “RKS” s’ka qarkullim në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration