Serbët e Kosovës në dy delegacione, shqiptarët e Luginës vetëm si shikues
Lokale

Serbët e Kosovës në dy delegacione, shqiptarët e Luginës vetëm si shikues

04.Nov.2012 11:32
0
Serbët e Kosovës do të jenë pjesë e dy delegacioneve përballëse në procesin e dialogut politik të nisur muajin e shkuar në Bruksel. Ata të veriut do të jenë në ekipet e Serbisë, kurse serbët e pjesëve të tjera do të jenë në përbërje të ekipeve të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga të dyja anët e serbëve, të ndarë në qëndrime politike pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të 2008-s. Nenad Rasic dhe Oliver Ivanovic kanë treguar se këta serbë do të jenë të ndarë - ata të veriut do të shkojnë në ekipet e Beogradit zyrtar, kurse serbët e jugut në ekipet e Kosovës, shkruan Koha Ditore. Ndryshe nga të tjerët, serbët e veriut vazhdojnë të mos e njohin autoritetin kushtetues të shtetit të ri dhe mbajnë lidhje të forta me Serbinë. Nga ana tjetër përfaqësuesit  Luginës nuk deri në këtë moment nuk janë përfshirë në delegacionin e Prishtinës për bisedime me Beogradin. Siç raporton Titulli, përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës disa herë kanë kërkuar nga Prishtina që edhe ata të jenë pjesë e bisedimeve, mirëpo kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh. Deri sa serbët gjenden në dy delegacione, shqiptarët e Luginës do të shikojnë nga larg se çfarë do të vendoset, ndoshta edhe për fatin e tyre./Titulli.com/
A u përça partia e Ragmi Mustafës?
Turija do të bëhet me kanalizim, ndriçim, e varreza të rregulluara (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration