Samolica do ti thotë stop politikave demagogjike, votoni numrin 3 (foto&video)
Lokale

Samolica do ti thotë stop politikave demagogjike, votoni numrin 3 (foto&video)

21.Oct.2014 22:27
0

Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve (PVD-UDSH) ka vazhduar sonte fushatën zgjedhore me një tubim në Samolicë, ku është shpalosur programi zgjedhor I këtij koalicioni për zgjedhjet e 26 tetorit.

Galip Beqiri, kryetar aktual i KKSH-së, ka folur për punët të cilat janë kryer në KKSH gjatë katër vjetëve të fundit, ndër të cilat ka potencuar sigurimin e shumë librave për nxënësit e shkollave fillore, hapjen e fakultetit, caktimin e pesë datave të rëndësishme për shqiptarët e Luginë së Preshevës.

“Derisa të tjerët po mendojnë çka me punuar ne kemi përcaktuar 28 nëntorin si ditë kombëtare edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”. Beqiri, ka ftuar të pranishmit t’i japin përkrahje koalicionit I cili para katër vjetëve ka themeluar KKS-në, derisa të tjerët e konsiderojshin këtë institucion “antishqiptarë”, por ne kemi vazhduar për tu përballur me shumë çështje të rëndësishme që janë me rëndësi për shqiptarët.

Kandiati tjetër nga lista e koalicionit, Rexhep Latifi, i cili vjen nga Samolica, ka kërkuar prej të pranishmëve përkrahjen, duke i bërë me dije se pushteti i Bujanocit i ka ndalë edhe ujin Samolicës, gjë të cilën nuk e bëjnë as armiqtë më të mëdhenj.

Adem Hasani, kandidat në listë, ka deklaruar se nuk mund të qeverisin me KKSH-në  ata të cilët na shanin, na fyenin, na injoronin kur ne morëm guximin ta krijojmë një institucion të këtillë. Prandaj, thuani jo injorantëve të tillë tha ai.

Për rëndësinë e KKSH-së, punët të cilat I ka kryer ai dhe objektivat e ardhshme në frymën e proceseve integruese foli edhe Shaip kamberi, kryetar i Degës së PVD-së.

Ai potencoi nevojën  që ky institucion të fuqizohet, dhe kjo do të bëhet me ata që I vunë themelet e këtij mekanizmi të rëndësishëm. Mos I besoni politikave të rrejshme, që ju premtojnë 2 mijë vende punë dhe ju udhëzojnë në fund të mjellni qershia. Politikat demagogjike kanë dëmtuar rëndë interesat tona në këto vitet e fundit ka thënë Kamberi, prandaj, jepne votën atje ku me sinqeritet punohet për të ardhmen tonë. Jepne votën te numri 3 Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve.

Program Parazgjedhor

Mungesa e teksteve, sfidë për profesorët dhe nxënësit e Luginës
Kamberi: Ata që po thonë fol shqip, po investojnë serbisht në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration