Sadriu: Kemi për qëllim zbutjen e papunësisë
Lokale

Sadriu: Kemi për qëllim zbutjen e papunësisë

02.Jul.2012 23:39
0
Në sallën e kuvendit komunal të Preshevës është mbajtur diskutimi publik me temën “Plani aksionar për ndërmarrësit e rinj” për periudhën dy vjeçare 2012-2014 e organizuar nga Zyra për të rinj në Preshevë, njofton tvp. Në këtë diskutim publik pjesëmarrës ishin përfaqësues të USAID-it amerikan, përfaqësues nga pushtetit lokal, përfaqësues të Qendrës për punësim, ndërmarrësit nga Presheva si dhe si dhe disa të rinj. “Projekti  është  ndihmuar me 5mijë dollarë nga USAID dhe me 5 mijë të tjera nga pushteti lokal”, deklaroi Ilir Sadriu,  koordinatori i zyrës për të rinj. Sipas tij projekti ka për qëllim aftësimin e të rinjve  për mënyrën e aplikimit për punësim në ndërmarrësi  si dhe nëpër organizata të huaja joqeveritare e të ngjashme. Sadiru potencoi  se shumë të rinj në këtë zyrë kanë mbajtur trajnime të ndryshme ku në fund edhe janë certifikuar prandaj ky projekt ka për qëllim me një fjalë edhe zbutjen e papunësisë për të rinjtë tanë. Zyra për të rinj do të vazhdojnë gjatë periudhës në vazhdim edhe me projekte të ndryshme të kësaj natyre./Titulli.com/
Vatra feston 7 vjetorin, rrugëtimi vazhdon
Presheva e Medvegja së bashku në Tetovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration