Rrjetet sociale, si droga, depresion dhe obezitet: Tre hapat që shërojnë varësinë
Trupi dhe shëndeti

Rrjetet sociale, si droga, depresion dhe obezitet: Tre hapat që shërojnë varësinë

25.Dec.2023 09:18
0

Pandemia i shtyu njerëzit edhe më shumë drejt rrjeteve sociale.

Por qëndrimi për një kohë të gjatë ka krijuar një varësi të mirëfilltë, njësoj si varësia nga droga apo nga alkooli. Fillon më një fjali të thjeshtë “Ja sa të hedh një sy” dhe e gjen veten të përhumbur për orë e orë të tëra në rrjetet sociale.

Adelina Pjetra, psikologe klinike thotë: “Varësia nga rrjetet sociale është një problem global, nga vetë simptomat që shfaq kjo lloj varësie, të cilat janë të ngjashme me varësinë nga droga, alkooli, bixhozi. Simptomat janë depresioni, ankthi, rritja e agresivitetit, ide suicidale (vetëvrasje) dhe tërheqje nga jeta shoqërore dhe familjare. Vetë rrjetet sociale kanë efekt në tru, pasi çlirohet dopaminë, hormoni i kënaqësisë, sa herë që bëjnë “scroll”, “share”, “like”.

 

Qëndrimi në rrjetet sociale për më shumë se 3 orë përbën varësi.

Varësia shërohet në tre hapa. 

– Hapi i parë është “Digital Detox”, vetëpastrimi nga dighitalizimi, reduktimi i kohës së qëndrimit në rrjetet sociale, sa orë do t’i përdor dhe për çfarë qëllimi do t’i përdor.

– Hapi i dytë është rikthimi i marrëdhënieve ose situatave jetësore, të neglizhuara nga varësia nga rrjetet sociale, si p.sh. mbledhjet familjare, shoqërimi me individë, miq e shokë të dashur, shëtitjet në natyrë, leximi i një libri, vullnetarizmi si në shkollë, si në komunitet. Sporti, patjetër, të rinjtë duhet t’i kthen sportit, që të shkarkojnë aty stresin dhe të marrin dopaminën. 

– Hapi i tretë është kërkimi i ndihmës nga një specialist. Në shumë raste unë vërej që duhet edhe mjeku psikiatër. Pasi kur tërhiqesh nga rrjetet sociale simptomat janë ato të një individi që fillon të lërë drogën.” /Top Channel/

Policia shpërndan protestuesit në qendër të Beogradit (video)
Serbia nga 1 janari lejon për qarkullim në territorin e saj automjetet me targa RKS
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration