Rrezikohen banorët e Tërnocit nga ujërat e zeza
Lokale

Rrezikohen banorët e Tërnocit nga ujërat e zeza

11.Jun.2012 11:47
0
Në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe pas reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit. Sipas banorëve të këtij fshati askush nuk po interesohet për mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit, nga të cilat po rrezikohet edhe shëndeti I banorëve. Leon Ramadani ka dërguar portalit Titulli disa fotografi,  të cilat tregojnë gjendjen e mjerueshme të ujërave të zeza në këtë fshat dhe sipas tij është hapur një gropë e madhe para 7 ditëve dhe e cila po shembet çdo ditë e më shumë dhe gjithashtu po rrezikohet rrëzimi i një muri dhe një shtylle elektrike të cilët gjenden afër kësaj grope. Banorët e këtij vendbanimi kanë apeluar te organet kompetente lokale për marrjen e masave adekuate për parandalimin e rreziqeve më të mëdha për banorët./ Leon Ramadani/Titulli.com/  
Nagip Arifi, zyrtarisht kryetar i komunës së Bujanocit (video)
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit edhe në Kumanovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration