Rivendoset në Bujanoc flamuri i Serbisë me dimensione të mëdha
Baza "Jug" në afërsi të Bujanocit ka rivendosur flamurin e Serbisë me dimensione të mëdha i cili shihet edhe nga autostrada e Preshevës.Në shtizën e bazës ushtarake “Jug” sërish po valon flamuri i Republikës së Serbisë. Ky flamur me dimensione gjashtë metra me katër ishte hequr nga shtiza në barakat e ushtrisë, e cila sipas JugPress, kishte nxitur shumë pyetje në mesin e banorëve lokal serb.
Sipas burimeve të këtij portali serb brenda Ushtrisë së Serbisë, flamuri ishte heq për shkak grisjes nga era, transmeton Titulli.com.
Flamuri ishte dërguar për rregullim, ndërkohë përmes procedurës për prokurim publik është blerë një i ri. Megjithatë kjo procedurë kishte marrë mjaft kohë, me çka flamuri me dimensione 6 x 4 metra, i cili shihet nga autostrada e Preshevë-Bujanoc, një kohë të gjatë nuk valonte në shtizën e bazës “Jug”.
Flamuri është kthyer në vendin e mëparshëm, aty ku valonte që nga hapja solemne e kësaj baze, në nëntor të vitit 2009. /Titulli.com/