Lokale
Rinia e “Vatrës”, në dy vjetorin e themelimit shpalos aktivitetet
Në përvjetorin e dytë të themelimit të sektorit të rinisë pranë organizatës së të shpërngulurve “Vatra” me seli në Gjilan është mbajtur një mbledhje e këshillit të përgjithshëm të Rinisë së kësaj shoqate.
“Ne do të vazhdojmë dhe më tutje me aktivitet dhe me një përkushtim ende më të theksuar do të vazhdojmë punën tonë në mbrojtjen e interesave tona kombëtare”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate të pranuara nga mediat.
Sipas “Vatrës”, problemet e ndryshme ende të pazgjidhura të banorëve të shpërngulur nga lugina, e posaçërisht të rinjve, shtroi nevojën e zgjerimit të aktiviteteve dhe formimin e sektorit të rinisë në kuadër të shoqatës.
Shoqata e të shpërngulurve nga Lugina, “Vatra”, deri më tani ka realizuar një sërë aktivitetesh sociale dhe humanitare, ndërsa ditëve të fundit nuk munguan as aktivitete politike, për të sensibilizuar opinionin e gjerë e sidomos në Kosovë, për gjendjen në Luginë, si dhe kërkesën e liderëve politikë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva për të marrë pjesë në bisedimet Prishtinë – Beograd./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!