Rexhepi: Mbështetja e Kosovës do të shkojë ku është destinuar
Lokale

Rexhepi: Mbështetja e Kosovës do të shkojë ku është destinuar

11.Jan.2025 07:59
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka paralajmëruar se mjetet e Kosovës do të shkojnë atje ku janë destinuar, pa pengesa, pa vonesa dhe mbi të gjitha pa hije dyshimi për transparencën e procesit.

 

Postimi në Këshillin Kombëtar Shqiptar Facebook nga Enkel Rexhepi:

 
Të nderuar bujq dhe bashkëkombës të Luginës së Preshevës
 
Më 3 janar 2025, kam marrë zyrtarisht detyrën si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Aktualisht, jemi në pritje për procedimin e depozitimit të nënshkrimit tim si Kryetar, një hap procedural thelbësor për realizimin e transaksioneve financiare.
 
Transferi nga Republika e Kosovës ka arritur në llogarinë e KKSh-së më 30 dhjetor 2024.
 
Sapo të përfundojnë këto procedura tekniko-administrative, do të angazhohem që çdo euro e këtij projekti të shkojë atje ku është destinuar, pa pengesa, pa vonesa dhe mbi të gjitha pa hije dyshimi për transparencën e procesit. Dua t’ju siguroj të gjithëve që ky proces do të përfundojë me dinjitetin që e meriton.
 
Kjo iniciativë mbart një rëndësi të jashtëzakonshme për Luginën e Preshevës dhe kërkon përkushtim të përbashkët nga të gjithë aktorët për mirëkuptim dhe mbështetje të gjithanshme në këtë proces.
 
Me respekt dhe përkushtim
Grenlanda - ishulli i pasur që Trump dëshiron t’ia marrë Danimarkës (video)
NIS-i në listën e sanksioneve të SHBA-së, Vuçiq thotë se kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration