Rekord, 11 orë vetëm 10 pika
Lokale

Rekord, 11 orë vetëm 10 pika

20.Dec.2012 23:16
0
kuvendiSeanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit në orën 23h ka përmbyllur punimet për të vazhduar nesër në orën 10 me pikat e mbetura. Diskutimet e shumta që janë zhvilluar në seancën e sotme në mes të këshilltarëve të opozitës dhe pozitës ka bërë që seanca të mos i përfundojë punimet edhe pas 11 orëve punë. Pika më e nxehtë e ditës së sotme ishte ajo për aprovimin e buxhetit, që shpesh herë ngriti tensione dhe morri kohë më shumë se çdo pikë tjetër që u diskutua dhe u aprovua sot. Gjatë kësaj seance maratonike që do të vazhdojë nesër, në rend dite do të jenë edhe 55 pika të tjera që kanë të bëjnë me shkarkime dhe emërime të këshillave drejtuese të organizatave publike. Përveç buxhetit, pikat që morën aprovimin e shumicës së këshilltarëve gjatë mbledhjes ishin programet e punës dhe ato financiare për vitin 2013 të ndërmarrjeve publike Drejtoria për Ndërtim, Komunalia, dhe Radio Televizioni Bujanoci. Gjithashtu u aprovua edhe ndryshimi dhe plotësimin i vendimit të administratës komunale dhe kompensimi për mbrojtjen e përparimin e mjedisit jetësorë të Komunës së Bujanocit. Pas një rivotimi të dytë rendit të ditës, këshilltarët morën vendim që ti japin përparësi aprovimit edhe të katër pikave të tjera, të cilat nuk ishin të radhitura sipas pikave rendore. Me këtë rast u bë shkarkimi i ushtruesve të detyrës së drejtorëve të Shtëpisë së Kulturës dhe  të Barnatores së qytetit. Pasi u shkarkuan, ushtruesit u propozuan sërish për drejtorë të këtyre organizatave publike me çrast edhe morën shumicën e votave. Në postin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës u emëruar Bajram Fejzullahu, kurse në atë të Barnatores Bajram Hasani./Titulli.com/
Arrestohen katër shqiptarë të komunës së Bujanocit
Banja e Bujanocit para kolapsit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration