Refuzimi i vizitës në Preshevë, Çeku: Serbia shkel Marrëveshjen e Brukselit
Lokale

Refuzimi i vizitës në Preshevë, Çeku: Serbia shkel Marrëveshjen e Brukselit

20.Dec.2024 08:10
0

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku e ka quajtur lojë të ndytë vendimin e autoriteteve serbe që t’ia refuzonin vizitën në Luginë të Preshevës. 

Ministi ka theksuar se qëllimi i vizitës së tij në Preshevë ishte takimi me kryetaren e Komunës, Ardita Sinani dhe vizita në institucione të kulturës. Ministri Çeku është shprehur se Serbia shkeli afatin 48-orësh për t’iu përgjigjur kërkesës për vizitë, e sipas tij, kjo është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit.

“Serbia e vazhdon lojën e ndytë, në Bruksel flet për konstruktivitet dhe avancim në zbatim të marrëveshjes për vizita zyrtare, ndërsa ende pa u kthyer në Beograd refuzon kërkesën tonë. Përkundër që kemi ndjekur dhe respektuar të gjitha procedurat e nevojshme për tu pajisur me leje që të zhvillojmë një vizitë në Luginën e Preshevës, kjo na u mohua nga institucionet e Serbisë. Qeveria e Serbisë refuzoi hyrjen në Serbi vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar ai në Facebook.

Çeku ka theksuar se Serbia po vazhdon ta dëshmojë se s’është e interesuar për raporte normale fqinjësore.

“Qëllim i vizitës sonë ishte takimi me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe vizita në institucione të kulturës, takim me organizata rinore dhe kulturore. Përkundër kësaj, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim e të jemi pranë qytetarëve të Preshevës, teksa Serbia vazhdon ta dëshmoj e ridëshmoj se nuk është e interesuar për marrëdhënie normale fqinjësore”, ka thënë ai.

 

Gjetë ditës, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se vizita ishte planifikuar për të enjten, por se ajo u refuzua minutën e fundit.

"Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48 orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit. Ky veprim është një tjetër dëshmi e tentativave për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional. Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon", ka shkruar ajo.

Politikani tjetër shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi e ka quajtur këtë përpjekje të Serbisë për izolim të shqiptarëve. 

“Refuzimi për vizitën e Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë është një tjetër përpjekje për të izoluar shqiptarët dhe për të ndërprerë shkëmbimin kulturor mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Por askush nuk mund ta ndalë frymën e bashkëpunimit dhe të solidaritetit mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Izolimi dhe pengesat nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Qeveria e Kosovës reagon ndaj Beogradit për anulimin e subvencioneve nga Kosova për bujqit e Luginës
Wisner: Administrata Trump s’do të duhej të tundohej nga zgjidhjet territoriale në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration