Reforma në PVD: Nuk ka më kryetarë dhe mandate të përhershme! (video)
Lokale

Reforma në PVD: Nuk ka më kryetarë dhe mandate të përhershme! (video)

02.Sep.2014 20:29
0

Partia për Veprim Demokratik (PVD) në Kuvendin e mbajtur sot në Bujanoc bëri ndryshime me rëndësi në Statutin e saj.

Kjo mbledhje e PVD-së mund të thuhet se është revolucion në sistemin e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Luginë dhe më gjerë në rajon.

Kuvendarët e PVD-së vendosën që në të ardhmen kryetari i PVD-së, të degëve dhe funksionerëve që kandidon ky subjekt, do të kenë kufizime në dy mandate.

Vendimi i radhës ishte edhe ai i rritjes së delegatëve nëpër kuvendet e Degëve nga 70 në 100, kurse në Kuvendin e përgjithshëm 215 delegatë.

Risi tjetër e dalë nga kjo mbledhje është edhe garantimi i kuotave për femra me 1/3 dhe të rinj me 20 për qind në kryesi të degëve dhe në atë të Kryesisë së përgjithshme.

Këto ndryshime në partinë e parë politike shqiptare në Luginë, bëhen në prag të 24 vjetorit të themelimit, i cili do të shënohet të shtunën (6 shtator) në Preshevë duke filluar nga ora 12:00.

Vlen theksuar se këto reforma të cilat sot i bëri Partia për Veprim Demokratik do të jenë një shembull i mirë edhe për partitë tjera, të cilat janë pjesë e sistemin pluralist.

Ndryshimet që sot u bënë në Statutin e PVD-së, kryetari i këtij subjekti në Bujanoc, Shaip Kamberi, njëherit deputet, i patë premtuar gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Gjithashtu, përgatitjet për këto ndryshime në Statut ishin iniciuar në mbledhjen e 21 qershorit të këtij viti të Kryesisë së PVD-së, e cila kishte formuar grupin e veçantë për të përgatitur Statutin e ri./Titulli.com/ 

Mustafa: Protesta si pasojë e pakënaqësisë dhe revoltës së shqiptarëve
Beogradi përgjysmon Këshillin Kombëtar Shqiptar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration