Reagon Salihu: Nuk jam këshilltarë e as zëvendësdrejtor
Lokale

Reagon Salihu: Nuk jam këshilltarë e as zëvendësdrejtor

26.Dec.2014 01:18
0

Kryetari i sapo zgjedhur në Komisionin për Kulturë pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Naim Salihu, ka reaguar ndaj artikullit të Shoqërisë Civile “Perspektiva”- “Homo duplex-at nacionalë”, në të cilin përveç kësaj detyre, është shkruar se mban edhe postin e zëvendësdrejtorit të Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, si dhe anëtar i Këshillit Komunal, në Bujanoc.

“Unë nuk mbajë kurrfarë funksioni tjetër veç zgjedhjes si kryetar i Komisionit për Kulturë në KKSH dhe më herët i zgjedhur si kryetar mbikëqyrës në RTB”, i tha Titullit, Naim Salihu.

Ai nënvizoi se postet në të cilat thuhet se është i përzgjedhur, zëvendësdrejtorit të Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, si dhe anëtar i Këshillit Komunal, në Bujanoc, nuk janë të vërteta dhe nuk qëndrojnë. /Titulli.com/

 
*******************************************************************************************************************************************
 
Homo duplex-at nacionalë!
 
Dhurata më karizmatike e këtij fundvitit, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, është strukturimi i Këshillit Nacional, i dalë nga zgjedhjet e 26 tetorit 2014.
 
Strukturat e rejat të Këshillit Nacionalë, janë njerëz, që mbajnë nga dy e më shumë poste udhëheqëse, qoftë nëpër pushtetet lokale, qoftë nëpër institucionet arsimore.
 
Këto homo duplex, janë po ata që dikur akuzonin ish udhëheqësit e këtij institucioni për “njëpartisi” njëanshmëri, jolegjitimitet.
Epo, si do t’ia tejkalojë ky Këshill Nacional, atij të mëparshimit, për kuadrot udhëheqëse, për profesionalizëm, joanshmëri….!?
 
Jo, me siguri. jo!
 
Nuk mund ky Këshill Nacional, me këta homoduplex-a të eci përpara, kurrsesi se jo!
 
Harrojeni se mund ky Këshill të jetë funksional, efikas dhe i përgjegjshëm, me njerëz, që mbajnë mbi supe dy e më shumë funksione?!
Shkojmë me radhë: Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional, është në të njëjtën kohë edhe kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit dhe po ashtu me automatizëm edhe kryetar i Këshillit komunal për Siguri. Ky njeri drejton tri seanca legjislative, nëpër të cilat bien vendime e akte me rëndësi për popullatën e rajonit të Luginës së Preshevës.
 
Populli e thotë bukur: “Dy bostana nuk mund të mbahen nën një sqetull e mos të flasim për tri a katër”!
 
Kjo maksimë popullore vlen edhe për zëvendëskryetarët e Këshillit Nacional: Zejni Fejzullahun, i cili veç këtij posti, është ngarkuar edhe postin e kryetarit të Komisionit për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm, si dhe me postin e drejtorit të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc.

Postet e dyfishta i takojnë edhe kryetarit të organit të ri Ekzekutiv të KKSH, Shukri Ymeri, i cili njëkohësisht është edhe drejtor shkolle në Preshevë dhe Arbër Pajaziti, shefi i kabinetit të kryetarit Nagip Arifi, zgjidhet zëvendës i Ekzekutivit të këtij institucioni.

Në krye të Komisioni për kulturë, për kryetar u caktua Naim Salihu, i cili mban postin e zëvendësdrejtorit të Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, dhe postin e anëtarit të Këshillit Komunal, në Bujanoc.

Ndërkaq, kryetar i Komisionit për informim dhe botime Hevzi Ramadani, ish gazetar, tani sekretar pranë RTV Preshevës.

Një tjetër kryetar i Komisionit për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj, u zgjodh Riza Fetahu, i panjohur për funksione dhe kryetar i Komisionit për rini dhe shoqëri civile, Mukarrem Ahmeti, kryeredaktor i RTV “Bujanoci”.

Strukturat e reja të Këshillit Nacional Shqiptarë, me funksione të dyfishta a të trefishta, a me aftësi të kufizuara “mendore dhe profesionale”, nuk janë të denja të udhëheqin një Bashkësi Lokale, a mos të flasim për një institucion të lartë shtetëror.

Këto emërime të pazakonta kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, e cila assesi të pajtohet me këto ndryshime “hibride” të Këshillit Nacional Shqiptar për Luginë të Preshevës.

 

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc .

Erdhi "Titulli", kush i thirri?!
Pushteti pa identitet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration