Reagon LPD: Këshilltarët tanë janë stabilë dhe të paluhatshëm
Lokale

Reagon LPD: Këshilltarët tanë janë stabilë dhe të paluhatshëm

27.Sep.2012 14:06
0
Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, përgënjeshtron lajmin e lansuar nga Radio Televizioni i Bujanocit, se dy këshilltarët komunalë nga radhët e këtij subjekti politik, po ndahen për t’iu bashkuar të të ashtuquajturit koalicion qeverisës multietnik në Komunën e Bujanocit. "Nuk i takon një Televizioni publik si ky i Bujanocit, që ka për themelues pushtetin lokal, të merret me shpifje dhe insinuata të tilla, të paarguemtuara, për ta dezinformuar opinionin publik. Për këso gënjeshtra duhet të japin llogari ata që i kanë dhënë vizë për t’i publikuar në webfaqet elektronike", thuhet në kumtesën e LPD-së, që ka arritë në adresën elektronike të Titullit. Në kumtesë mëtej thuhetse "po shihet qartë se këtij pushteti i ka hyrë frika në palcë e po mundohet me rrena dhe pallavara ta mbajë veten në pozitë, si do që të jetë LPD, i ka të palëkundshëm këshilltarët e saj të cilët, me dinjitet i përmbahen orietnimeve programore e statutore të partisë", përfundon kjo kumtesë e nënshkruar nga kryetari i LPD-së Jonuz Musliu./Titulli.com/
Ish luftëtarët kërcënojnë me destabilizim, Halimin dhe Musliun i quajnë “tradhtar”
Orhan Rexhepi fton Daçiqin ti përgjigjet ... ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration