Reagime: Kolegu ynë është i pafajshëm
Këshilli iniciues i përkthyesve të Luginës dënon ashpër arrestimin e tetë shqiptarëve të komunës së Bujanocit nga xhandarmëria serbe, gjatë bastisjes së të premtes (04. maj ’12). Ky këshill njëherit dënon edhe arrestimin e kolegut Sherif Abdyli i cili punonte si këshilltarë dhe përkthyes i shefit të OSBE-së në Bujanoc. “Ndhehemi shumë të zhgënjyer me arrestimin e kolegut tonë. Ai ishte shembull në profesionin e vet”, thuhet në mes tjerash në reagim. Sipas këshillit iniciues të përkthyesve të Luginës kërkohet lirimi i tetë të arrestuarve, e sidomos Sherif Abdylit, pasi sipas tyre ai ka qenë njeri i cili ka kryer profesionin e vetë e kurrsesi të merret me diçka që tani i është mveshur. Njëherit, kërkohet edhe angazhim i zyrtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë në lirimin e të arrestuarve, e sidomos angazhimin e diplomacisë evropiane, përfshirë edhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, organizatë kjo ku Sherif Abdyli punoi nga hapja e zyrës së saj në Bujanoc.Këshilli iniciues i përkthyesve të Luginës:
Nexhat Agushi
Muharrem Goga
Fadil Isufi
*****************************************************************************************************************************
Organizata e veteranëve të luftës të ish UÇPMB-së reagon ashpër ndaj arrestimeve si dhe dhunës brutale të përdorur ndaj ish ushtarëve të ish UÇPMB-së si dhe familjarëve të tyre , këtë akt brutal ne e marim si tendencë për destabilizim të situatës në luginën e Preshevës me qëllim të frikësimit të popullatës dhe shpërnguljes së tyre nga trojet e veta shekullore,me këtë Serbia po tregon se të gjitha mjetet demokratike për ta kthyer Bujanocin nën udheheqjen e tyre iu jane shterrur dhe e vetmja rrugë është kjo që pikërishtë ndodhi dje.
Dihet mirë se djemtë tanë që na i arrestuan janë djemtë më të devotshëm të kombit tonë dhe pikërishtë këta janë ata që na e sollen këtë liri të pakët që e kemi kurse lufta e tyre për liri ishte e drejtë dhe e pastër si loti.
Ne e dimë mirë që jemi në prag te zgjedhjeve lokale dhe koha kur kanë zgjedhur që të frikësojnë popullatën në prag të zgjedhjeve, flet për motive politike, por ne shqiptarët duhet të dëshmojmë veten se jemi shumicë në komunën e Bujnocit dhe nga kjo ju ftojmë që sa më masovikisht të merrni pjese në zgjedhjet lokale që ti tregojmë Beogradit dhe Ivica Daçiqit se Bujanoci është i shqiptarëve.
Ne si organizatë e veteranëve të luftës të ish UÇPMB-së i bëjmë thirrje udhëheqësive tona lokale dhe atyre ndërkombëtare që e garantuan marrëveshjen e Konçulit te bëjnë presion për lirimin e menjëhershëm e të pa kusht të ish pjesëtareve te UÇPMB-së nga kazamatet e burgjeve sërbe. ***********************************************************************************************************************Lëvizja e Progresit Demokratik, reagon ashpër ndaj ekspeditës spektakulare të xhandarmërisë dhe forcave të tjera policore me rastin e bastisjes dhe arrestimeve të dhjetëra shqiptarëve në Komunën e Bujanocit.
LPD dënon fuqishëm dhunën dhe brutalitetin e ushtruar nga ana e forcave të xhandarmërisë ndaj familjeve shqiptare, të Komunës së Bujanocit.
LPD konsideron se këto arrestime janë të motivuara politikisht dhe të planifikuara nga kuzhinat e Beogradit, për ta destabilizuar këtë komunë në prag të zgjedhjeve lokale dhe për të favorizuar serbët lokalë për dominim në pushtetin lokal, të cilin e mbanin të uzurpuar me vite të tëra.
LPD, fton faktorin politik shqiptar të Luginës së Preshevës për unitet dhe bashkëpunim rreth kësaj situate të rëndë të krijuar dhe gjithashtu apelon tek faktori relevant politik dhe institucional shqiptar, faktori ndërkombëtar, ambasadat e akredituara në Beograd dhe OSBE, që të ndikojnë në lirimin e pakusht të të arrestuarve, të sigurojnë liri, lëvizje të lirë të shqiptarëve të këtij rajoni, të cilët në vazhdimësi po përjetojnë dhunë sistematike shtetërore.
LPD fton qytetarët shqiptarë të Komunës së Bujanocit dhe më gjerë të Luginës së Preshevës, që të ruajnë gjakftohtësinë, të ruajnë unitetin dhe të mbështesin qëndrimet dhe vendimet e faktorit politik shqiptar.
LPD mbështet konkluzionet e seancës së jashtëzakonshme të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe përkrah pa rezerë protestën gjithpopullore, që do të mbahet në Bujanoc në shenjë proteste për arrestimin e shqiptarëve të kësaj komune dhe diskriminimin e hapur, që po e ushtron Beogradi ndaj tyre.
NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar
****************************************************************************************************************** STOP DHUNËS DHE TERRORIT Partia Demokratike Kombëtare, reagon ashpër kundër arrestimit dhe bastisjeve të familjeve shqiptare në Komunën e Bujanocit, nga xhandarmëria në kërkim të kinse personave të përfshirë në krime lufte kundër njerëzimit, armëmbajtjes pa leje dhe sulmit ndaj policisë speciale serbe. “ Me këtë akt anticivilizues Beogradi, prishi heshtjen parazgjedhore në Kosovën Lindore, a në këtë drejtim nuk mbetën prapa as disa liderë politikë shqiptarë, të cilët mundohen të përfitojnë poena politikë në fatkeqësinë e njerëzve. PDK e kupton shqetësimin e popullatës shqiptare dhe solidarizohet me familjet, të cilat u bënë pre të këtyre provokimeve politike të Beogradit, si dhe kërkon nga qytetarët maturi e syçeltësi, përballë kësaj situate të përkeqësuar e cila e mundon çdo shqiptar kudo qoftë ai. PDK kërkon nga spektri politik shqiptar t’i unifikojnë mendimet dhe qëndrimet, të paktën në këto momente të vështira me të cilat po përballet populli shqiptar i Kosovës Lindore dhe të lënë anash inatet, hasmëritë dhe përçarjet, të cilat ishin pjesë e fushatës parazgjedhore deri në ditën e arrestimit të 8 shqiptarëve nga xhandarmëria serbe. PDK apelon te faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë që të bëjnë trysni te Beogradi që pa kusht t’i liroj të arrestuarit dhe të ndërpritet diskriminimi sistematik shtetëror kundër tyre”, thuhet mes tjerash në reagimin e PDK-së, të nënshkruar nga kryetari saj, Nexhmedin Saqipi.