Reagim: Shpërndahen pamflete të montuara dhe falsifikuara (Video)
Partia Demokratike në Bujanoc, permes një komunikate ka reaguar për shpërndarjen e një pamfleti të montuar në të cilin shtrembërohen dhe falsifikohen dokumente, të cilat kanë përqëllim dëmtimin e imazhit të Partisë Demokratike dhe liderit të saj në Bujanoc./Titulli.com/ ********************************************************************************************************************KOMUNIKATË
Mbrëmë rrugët e disa vendbanimeve të komunës sonë janë fëlliqur me një pamflet të montuar, në të cilin shtrembërohen dhe falsifikohen dokumente, duke pretenduar se disa gjëra të pandodhura, kanë ndodhur, dhe se me ndihmën e një dokumenti inekzistent pretendohet se Komisioni i përhershëm i Kuvendit Komunal të Bujanocit për mandate, imunitet dhe çështje administrative i cili është themeluar më 20.3.1997, dhe se gjoja, një anëtar i këtij Komisionit nga pala shqiptare, paska votuar për ndarjen e çmimit “Qytetare nderi e komunës së Bujanocit” për Mira Markoviqin, çmim ky i ndarë nga ish-kryetari i Kuvendit Komunal të asaj kohe dhe nënkryetari aktual i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Stojança Arsiq. Ky akt është miratuar dhe shpallur në seancën solemne të mbajtur me datë 14.11.1997, në kohën kur këshilltarët shqiptarë nuk merrnin pjesë dhe bojkotonin të gjitha institucionet dhe organet e pushtetit lokal në Bujanoc. Këtë më së miri mund ta dëshmojë shefi i atëherëshëm i grupit të këshilltarëve të PVD-së, Irfan Xheladini, inspektor aktual i buxhetit në administratën komunale të Bujanocit. Mënyra këtillë e veprimit me pamflete na përkujton kohën e regjimit të egër të Millosheviqit, kur me të gjitha mjetet dhe me çdo kusht donte t’i njolloste dhe degradonte kundërshtarët e tij. I gjithë ky veprim i shëmtuar, asocion në frikë të madhe të kryetarit aktual, Shaip Kamberi, sepse duke qenë i bindur se nga 6 maji ai sigurishtë do të humbas privilegjet që kurr si ka merituar dhe duke mos mundur të pjatohet me realitetin, ai bënë veprime qesharake, iracionale dhe tragjiko-komike. Kryesia e Partisë Demokratike Bujanoc 03.05.2012 http://www.youtube.com/watch?v=Hm-2mIK7bR8