Rama : Progresi i Serbisë në OSBE do të vëzhgohet përmes Luginës
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një fjalimi para ambasadorëve në Beograd ka folur sërish për bashkëpunimin me Serbinë, rrugën e përbashkët evropiane dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, transmeton Titulli.
“Serbia në vitin 2015 do të bëhet shteti i parë i rajonit i cili do të udhëheq Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE). Shqipëria pa rezervë do të përkrahë Serbinë në këtë detyrë shumë të rëndësishme për rajonin”, tha Edi Rama.
Ai shtoi se Shqipëria shpreson të shoh përparim tek fqinjët dhe ai progres do të vëzhgohet përmes rritjes së standardeve të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, transmeton Titulli.
“Kjo epokë e re në Ballkan ka sjellë më në paqen mes shqiptarëve kudo që jetojnë ata, e cila e bënë të domosdoshme që shteti ynë jo veç të mbajë hapat drejtë sfidave evropiane në rajon, por edhe të vazhdojë rrugës së paqes dhe dialogut me Serbinë.
Rama mes tjerash deklaroi se Serbia nuk është kundërshtari ynë, por fqiu i cili është bërë partner i vërtet në qëllimin e ndërtimit të së ardhmes evropiane të Balkanit/Titulli.com/