Rama drejt Luginës nën përcjellje të policisë e ushtrisë?! (video)
Tre ditë përpara vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, Top-Channel duke iu referuar burimeve dipllomatike, ka mësuar se në kryeqytetin serb ka mberritur grupi i protokollit te shtetit shqiptar që është vënë në masa të pazakonshme sigurie.Qëllimi i mbërritjes të koornitatorëve të protokollit të shtetit, thekson burimi lidhet me dhënien e dorës së fundit përgatijeve të kësaj vizite delikate.
Ende nuk ka asgjë të përfunduar por flitet për një angazhim të forcave të sigurisë serbe të ngjashëm me atë të vizitën e Presidentit rus Vladimir Putin.
Grupi i protokollit të shtetit ka mbërritur në Beograd paraditen e të prestes në një kohë kur mediat dhe opinioni publik serb janë të përfshirë plotësisht në cfarë pritet të ndodhë të henën, kur nje kryeminister shqiptar do të zbresë në Beograd për herë të parë pas 68 vjetësh.
Sakaq ka të dhëna se Presidenti Nikoliç do të lëvizë jashtë Serbisë atë ditë për të mos i dhënë dorën Edi Ramës, në një kohë kur perceptimi i përgjithshëm është se Edi Rama po e sfidon Serbinë duke mos shprehur asnjë luhatje për ta berë vizitën.
Por pika me e erret vijon të mbetet pjesa që lidhet me vizitën në Presheve dhe se çfarë do të ndodhë atje.
Burimet informojnë se autokolona e vogël shqiptare do të tejzgjatet me mjete policore dhe rruga drejt vendbanimeve shqiptare, do të ruhet nga mijëra trupa përfshire edhe ato ushtarake.
Pala shqiptare nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim mbi atë cfarë Edi Rama do t'u thotë shqiptarëve të Presheves dhe duket se kjo vazhdon ta mbajë në pikepyetje konfirmimin nga ana serbe të vizitës së kreut të ekzekutivit shqiptar në krahinen e banuar nga shqiptaret.
Gazeta serbe 'Kurir', në një shkrim dedikuar vizitës së Kryeministri Rama në Beograd shkruan se për masat e sigurisë duke theksuar se do të angazhohen mijëra forca policie.
“Nuk dihet nëse Rama do të ecë në këmbë në Beograd”, thekson Kurir pasi sipas kësaj gazete duke iu referuar burimeve nga policia atherë do të duhen masa policore shtesë. /Titulli.com/