
Ragmi Mustafi emërohet këshilltar politik i Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi
Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik është emëruar Këshilltar Politik të Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Postimi i Ragmi Mustafi në Facebook:
Me mirënjohje, dua të njoftoj se sot kam pranuar pozitën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës - Besnik Bislimi.
Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.