Ragmi Mustafi e pranon humbjen në Bujanoc: Jam krenar, ky nuk është fundi
Lokale

Ragmi Mustafi e pranon humbjen në Bujanoc: Jam krenar, ky nuk është fundi

02.Jun.2024 23:42
0

Ragmi Mustafi, kandidati për kryetar të komunës së Bujanocit nga lista e PVD-së në zgjedhjet lokale sot e ka pranuar humbjen në Bujanoc.

Ai ka thënë se janë shumë krenarë për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë fushatës.

 

“Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë. Megjithatë, jam shumë krenarë për punën dhe përkushtimin që keni treguar gjatë gjithë fushatës. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin. Ky nuk është fundi. Kontributi për idealet dhe aspiratat tona nuk mbaron.  Faleminderit nga zemra për çdo përpjekje dhe mbështetje”, ka thënë Mustafi.

Përndryshe, nga e njëjta parti, Partia për Veprim Demokratik, Ardita Sinani e ka shpallur fitoren në Komunën e Preshevës. 

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë
Rexhepi pas shpalljes së fitores në Bujanoc: Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration