Qytetarë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja në Vojvodinë për punë sezonale
Mëditja deri në 2000 dinarë sa mund fitojnë punëtorët, nuk është e mjaftueshme që të kalojnë një ditë në fushë. Punët në fushë janë të vështira dhe në mesin 800,000 të papunëve në Serbi, për ato punë vendosin të punojnë vetëm ata që nuk kanë zgjidhje tjetër.
Momentalisht është velja e vishnjave. Edhe pse punëdhënësit paguajnë 13 dinarë për çdo kilogram të mbledhur, ku mund të mbledhin prej 100 deri në 120 kg, punëtorët është vështirë të gjenden.
Edhe kultivuesit e perimeve, pemëve dhe rrushit kanë probleme serioze me fuqinë punëtore, kështu që kufizojnë prodhimin përmes numrit të punëtorëve të cilën e kanë në dispozicion.
Problemin me mungesën e fuqisë punëtore e kanë kaluar disa bujqë nga Golubinaci, fshat në afërsi të Inxhisë, i cili merret me mbjelljen e duhanit.
Ata pas disa viteve të kërkimit të dështuar të punëtorëve sezonal, kanë “bërë lidhje” me punëtorët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilëve i`u sigurojnë akomodim dhe ushqim për tërë sezonin e punëve, nga maji deri në shtator, por edhe në tetor shkruan ‘poslovi’, transmeton TK.
Gjatë verës, për të rinjtë ka punë edhe në qytetet, ndërsa përmes pretendimeve të shoqërisë rinore “Bulevar”, mëditjet sillen nga 1200 dinarë e më lartë.
Ka oferta edhe për punë në qendrat e thirrjes, kur të rinjtë marrin nga 20.000 deri 23.000 dinarë në muaj. Promovimet paguhen nga 200 dinarë për orë, ndërsa në qytetet më të mëdha ka oferta për punë në pompa të benzinës./Titulli.com/