QSA bënë grumbullimin e kurbaneve për t’ia shpërndarë të varfërve
Lokale

QSA bënë grumbullimin e kurbaneve për t’ia shpërndarë të varfërve

18.Oct.2012 10:57
0

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit edhe këtë vit në kuadër të projektit “Shporta e Kurban Bajramit”, ka ndërmarrë iniciativë për organizimin e blerjes dhe therjes së kurbaneve, si dhe shpërndarjen e mishit të tyre. Kremtimi i festës së Kurban Bajramit bëhet çdo vit në trevën e Luginës së Preshevës nga mbarë popullata jonë, pavarësisht kushteve të cilët ndryshojnë nga familja në familje. "Therja e kurbaneve, si obligim kryesor për festën e Kurban Bajramit, përmbushet nga një pjesë e popullatës, duke mbetur një pjesë e konsiderueshme pa e realizuar therjen e kurbaneve, gjegjësisht sigurimin e mishit për familjet e tyre, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike", thuhet në njoftimin e QSA-së në Preshevë. Kjo organizatë, apelonë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që ti ndihmojnë edhe këtë vit me dhurimin e kurbanit për këto kategori shoqërore, përmes QSA-së. "Çmimi për një kurban kushton 110 euro, ku në këtë çmim përfshihen këto shërbime: therrja, paketimi dhe shpërndarja e mishit tek përfituesit e projektit, siç janë familjet me gjendje të rëndë ekonomike e sociale dhe jetimët që i kemi të evidentuar në bazën e të dhënave të Qendrës sonë", thekson në njoftim QSA. Sipas bordid drejtues, pagesën për kurbanat mund të bëhet në qendrat në: Preshevë, Kumanovë, Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. Vitin e kaluar, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit arriti t’a realizojë projektin “Shporta e Kurban Bajramit” 2011, ku përfituan gjithsejtë 775 familje nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit/Titulli.com/ Për informata shtesë kliko KËTU
Arrestohet personi i katërt për sulmin në Dobrosin
Mustafa: Serbia ka interes që shqiptarët kurrë të mos kthehen në Luginë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration