Qeverisje multietnike edhe në Medvegjë, shqiptarët fituan kryetarin e kuvendit
Lokale

Qeverisje multietnike edhe në Medvegjë, shqiptarët fituan kryetarin e kuvendit

21.Jul.2012 14:11
0
Partia për Veprim Demokratik ka fituar postin e kryetarit të Kuvendit Komunal të komunës së Medvegjës, pas  mbajtjes së zgjedhjeve lokale në këtë komunë. Florim Sahiti është zgjedh kryetar i kuvendit dhe subjekti i tij politik (PVD) do të bashkëqeverisë me këtë komunë së bashku me grupin qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” të kryetarit të deritanishëm Sllobodan Drashkoviq, raporton Titulli. Ky i fundit ka arritur që të premten për të katërtën herë të rizgjidhet kryetar i komunës së Medvegjës, kurse me këtë rast është bërë edhe votimi i Florim Sahitit për kryetar të Kuvendit Komunal të komunës së Medvegjës. 13 këshilltarët e opozitës kanë bojkotuar zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe të kuvendit. Dy subjektet, një shqiptare dhe një serbe, PVD dhe grupi qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme”  Sllobodan Drashkoviq, që janë në koalicion qeverisës, përbëjnë 22 këshilltarë nga 35 sa numëron gjithsejtë kuvendi i Medvegjës. Subjekti shqiptarë, Partia për Veprim Demokratik, ka arrit që në zgjedhjet e 23 qershorit të fitojë 6 mandate dhe pritet që përveç kryetarit të Kuvendit të udhëheqë edhe me ndonjë nga drejtoratet./Titulli.com/   Ndarja e mandateve: Grupi qytetarë “Për Jabllanicën e Epërme” – Sllobodan Drashkoviq - 16 këshilltarë; Partia për Veprim Demokratik – Florim Sahiti - 6 këshilltarë; Partia Demokratike – dr Dragan Angjellkoviq – 6 këshilltarë; Rajonet e Bashkuara të Serbisë – dr Nebojsha Arsiq – 4 këshilltarë Partia Përparimtare Serbe – Tomisllav Nikolliq – 3 këshilltarë
Më "vështirë" dhe më shtrenjtë për tu bërë shofer
Urime për Ramazanin nga OVL, Komuna Preshevës dhe KKSH
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration