Qeveria shqiptare në përkrahje të Luginës
Lokale

Qeveria shqiptare në përkrahje të Luginës

12.Oct.2012 16:13
0
Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Shpëtim Çaushi së bashku me udhëheqësin e Universitetit të Tiranës kanë qëndruar sot në vizitë pune në Bujanoc

Delegacioni shqiptar me këtë rast, në takime të ndara është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqirin. Delegacioni shqiptarë së pari është takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe kulturës. Ambasadori Shqiptar tha se qeveria e tij do të angazhohet në fushë e arsimit në Luginë. “Për një kontribut të madh u përqendruam në rritjen e kualitetit profesional të Fakultetit Ekonomik  të Bujanocit. Do të ketë një angazhim të Qeverisë Shqiptare në fushën e arsimit në të gjithë Luginën e Preshevës, ku do të përfshihen edhe seminare dhe shkëmbime eksperience” , tha pas takimit ambasadori Çaushi. “Biseduam për bashkëpunimin në arsim, kulturë, para se gjithash, fokus të veçantë i dhamë  bashkëpunimit në mes pushtetit lokal dhe ministrisë  së arsimit të R.Shqipërisë së bashku me Rektorin dhe ambasadën. Sa i përket çështjes së arsimit kemi marrë një garancion se Lugina do të ketë një përkrahje nga shteti shqiptar “, theksoi me këtë rast kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi. Në takimet me udhëheqësit institucioneve të Luginës ishin edhe Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori  Kule, dhe zëvendësi i tij Ervin Demo. “Dua të bëjë prezent faktin se në Universitetin e Tiranës çdo vit një numër i madh studentësh nga Lugina ndjekin studimet në degë të ndryshme të këtij Universiteti. Ajo që unë shpresoj të diplomuarit në Universitetin e Tiranës, që janë nga Lugina, të japin kontributin në vendin e tyre, kjo kërkon kalimin së shpejti të një pengese administrative, është ajo e njohjes së diplomave nga Qeveria  e Serbisë”, ka thënë me këtë rast Rektori, Kule. Nga ana tjetër kryetari i KKSH-së Galip Beqiri e ka vlerësuar të frystshëm takimin e sotëm.

“Ne biseduam shumë tema të rëndësishme , një ndër ato ishte rreth studentëve, teksteve shkollore, por edhe rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes KKSH-së dhe Rektorit të Universittetit të Tiranës”, tha mes tjerash Beqiri. Në takimet e sotme, me delegacionin shqiptarë ishte edhe dekani i Fakultetit Ekonomik të Tiranës, Sulo Haderi./Titulli.com/
Fillon solemnisht viti akademik i FE në Bujanoc (video)
Presheva zhvillon seancë të jashtëzakonshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration