Qeveria e Kosovës: Ilir Kapiti nga Medvegja pritet të nominohet ambasador në Angli
Kosova që nga 30 gushti ka mbetur pa ambasadorë në 12 shtete, kjo pasi ata që u shkarkuan në majin e këtij viti nga presidentja, Vjosa Osmani dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, ende nuk janë zëvendësuar me diplomatë të rinj.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, me 19 maj të këtij viti mori vendimin që të lirojë të gjithë ambasadorët e emëruar politik, teksa është zbuluar se zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti me prejardhje ga Medvegja pritet të nominohet ambasador në Angli, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndryshe Ilir Aliu- Kapiti, në qeverinë ‘Kurti 1’ ishte zëvendësministër në ministrinë e Financave. Ai po ashtu ka qenë edhe kandidat në zgjedhjet e 14 shkurtit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku mbante numrin 100 në listë.