Lokale
Qentë endacak shëtisin në Bujanoc, azili qëndron i mbyllur
Qeverisja lokale në Bujanoc që nga viti 2010, në fshatin Klenik ka hap azilin për qentë endacak, dhe në momentin e hapjes, nga rrugët janë larguar mbi 500 qenë.
I gjithë ky investim qeverisjes lokale i ka kushtuar 3.2 milion dinarë, ndërsa vet vendimi për hapjen e azilit, ishte një ndër vendimet e pakta që u votua nga këshilltarët e atëhershëm të pozitës si dhe opozitës.
“Dy vitet e fundit azili i qenve nuk punon, ndërsa rrugët e Bujanocit prapë janë plotë me qenë endacak”, konstatoi Miodrag Millkoviq, drejtor i stacionit Veterinar në Bujanoc, të cilës iu besua organizimi i kësaj pune.
Ai shpjegon se me qeverisjen e atëhershme është arrit marrëveshje, me aneksin i cili parasheh që çdo vit të rregullohet çmimi për kujdesen e azilit të qenve.
“Që dy vite qeverisja lokale nuk dëshiron marrëveshje në lidhje me aneksin e nënshkruar, kurse stacioni Veterinar nuk është i obliguar që vet të financoj këtë projekt”, thekson drejtori Millkoviq dhe kujton se atëherë buxheti komunal i ka mbetur borxh stacionit Veterinar me 1.2 milion dinarë.
Shefi i Departamentit të ekonomis dhe financave Aca Antiq thotë se këto shifra qëndrojnë, se azili për qenë është ndërtuar, ndërsa tani në buxhet nuk ka para për kujdesin e kësaj qendre.
“Është e vërtetë që dy vite nuk është financuar azili për qentë. Unë shpresoj që tani, duke marrë parasysh që rebalanci i buxhetit ende nuk është pranuar, do të gjejmë se paku mjetet minimale për këtë qëllim”, tha Antiq.
Në qoftë se ndaj këtij fakti “mbyllen sytë”, si zakonisht, i bie që të pritet deri sa qentë endacak të sulmojë dhe shkaktojë lëndime të rënda të ndonjë qytetari, dhe se vetëm atëherë do të gjenden paratë për azilin e qenve./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!