PVD-UDSH shpalosi programin zgjedhor ne fshatrat Turi dhe Dobrosin (video)
Zgjedhjet 2016

PVD-UDSH shpalosi programin zgjedhor ne fshatrat Turi dhe Dobrosin (video)

15.Apr.2016 18:25
0
Koalicioni PVD-UDSH- Shaip Kamberi vazhdoi fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 24 prillit më shpalosjen e programit zgjedhor në fshatrat Turi dhe Dobrosin.

Fillimisht koalicioni mbajti tubimin në fshatin Turi, ku u tha që qytetarët e komunës së Bujanocit në mënyrë masive po i bashkohen këtij koalicioni që po bashkon shqiptarët, këtij koalicioni që ofron qeverisje transparente në të mirë të qytetarëve.

Kryetari i UDSH-së në Bujanoc Adem Hasani tha se pushtetit aktual  që përbuzi shqiptarët po i vie fundi.

Kandidati për deputet republikan Fatmir Hasani ftoi qytetarët të votojnë numrin 18 për zgjedhjet republikane, pasi me këtë numër do të garojë lista e PVD-së në këto zgjedhje.

Shaip Kamberi, bartës i listës së koalicionit PVD-UDSH tha se ky koalicion ofron qeverisje që do të mbështes bizneset dhe bujqit, ka prioritet bashkëpunimin me diasporën dhe për këtë arsye në listë kanë edhe aktivistin e shquar nga Zvicra Agron Rahimin, i cili vie pikërisht nga fshati Turi.

Pas fshatit Turi, koalicioni PVD-UDSH vazhdoi me tubimin elektoral në fshatin Dobrosin. Në këtë tubim u tha që manipulimeve dhe premtimeve për fabrika në Dobrosin të pushtetit aktual po i vie fundi.

Kandidati për këshilltar nga ky fshat, Xhelal Rashiti, numëroi projektet që ishin realizuar në Dobrosin në kohën kur kryetar i komunës ishte Shaip Kamberi.

Në këtë tubim fjalën e mori edhe anëtari i kryesisë së PVD-së Ekrem Xhemaili, i cili tha që koalicioni PVD-UDSH nuk jep premtime boshe si partitë tjera, por mendon për rininë dhe për t'i kthyer shpresën qytetarëve.

Kryteari i UDSH-së në Bujanoc Adem Hasani akuzoi pushteti aktual të komunës së Bujanocit që me politikën e tyre kanë rritur taksat, por edhe korrupsionin në komunë.

Bartësi i listës dhe kandidati për kryetar të komunës, Shaip Kamberi tha që programi i tyre ofron faktorizim të shqiptarëve në Bujanoc, pasi që në këtë mandat edhe pse kishin 30 këshilltarë, Stojança Arsiqi ishte më i rëndësishëm se ata.

Me ftesën për të votuar numrin 4 për zgjedhjet lokale dhe numrin 18 për zgjedhjet parlamentare, koalicioni PVD-UDSH përmbylli tubimin në Dobrosin për të vazhduar të premten në fshatrat Osllarë dhe Lluçan./Titulli.com/

Program Zgjedhor

"BE konfirmon përmbushjen e kritereve për vizat" (Video)
Prezantohet programi i listës "Për pajtim" në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration