Lokale
PVD me një këshilltarë më pak
Dega e Partisë për Veprim Demokratik që vepron në komunën e Bujanocit ka një këshilltarë më pak në Kuvendin Komunal, pasi këshilltari i PDSH-së konfirmoi sot se nuk është pjesë e koalicionit parazgjedhor.
“Për momentin nuk jemi pjesë e koalicionit opozitarë për shkak që është shkelë marrëveshja që është nënshkruar më 9 prill të vitit 2012 në mes të degës së Partisë për Veprim Demokratik dhe Partisë Demokratike Shqiptare”, tha për Titullin Sali Salihu kryetarë i degës së PDSH-së në Bujanoc dhe njëherit këshilltarë i pavarur në asamblenë komunale të kësaj komune.
Salihu gjatë prononcimit të tij tha se tani PVD ka 8 këshilltarë dhe jo 9 siç del në opinion, dhe kështu vet koalicioni opozitar i përbërë nga PVD, LPD dhe UDSH ka një këshilltarë më pak, gjithsejtë 17 nga 18 sa kishte në fillim.
“Nga zgjedhjet e 6 majit u pa se Partia Demokratike doli me 12 ulëse, koalicioni PVD-PDSH me 9 ulëse, LPD me 6 dhe UDSH me 3 ulëse në kuvend”, tha Salihu duke shtuar se ai tani është i pavarur dhe i takon vetëm Partisë Demokratike Shqiptare.
“Partia për Veprim Demokratik gjatë zgjedhjeve lokale, të gjitha proceset, si referendumin e 1 dhe 2 marsit, marrëveshjen e Konçulit, i përdorte për të fituar votën e shumicës për pushtetet lokale të komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës”, shtoi Salihu ,duke nënvizuar se Partia Demokratike Shqiptare nuk është për centralizim por demokraci.
Reagimi i këshilltarit të PDSH-së në kuvendin e komunës së Bujanocit ka ardhur pas publikimit të lajmit se opozita në Bujanoc është afër prishjes së koalicionit qeverisës në këtë komunë që udhëhiqet nga Nagip Arifi.
Kjo deklaratë e tij konfirmon se koalicioni opozitarë tani më jo që ka siguruar shumicën për prishje të koalicionit të Nagip Arifit, por ka një këshilltarë më pak në radhët e saj./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!