PVD: Fitorja e kandidatit shqiptar ndaj atij serb, çoi në eskalimin e situatës (Dokument)
Lokale

PVD: Fitorja e kandidatit shqiptar ndaj atij serb, çoi në eskalimin e situatës (Dokument)

13.Jan.2015 23:09
0
Partia për Veprim Demokratik (PVD) në Medvegjë, përmes një kumtese, përveç që dënon rastin në fjalë, sqaron se kandidati i këtij subjekti politik shqiptar u sulmua për shkak që mori vota për t'u riemëruar në detyrën e zëvendëskryetarit të Medvegjës, përkundër kandidates serbe që nuk u zgjodh kryetare e kësaj komune.

“Momenti kyç për eskalimin e situatës ishte çasti kur u bë e qartë se pas votimit të fshehtë kandidatja e propozuar për kryetare të komunës nuk fitoi besimin e shumicës së këshilltarëve, gjegjësisht numrin e mjaftuar të votave, ndërsa kandidati shqiptar për zëvendëskryetar të komunës Florim Sahiti fitoi shumicën e votave. Atëherë ndodhi një varg incidentesh verbale e që në fund rezultoi me sulm fizik ndaj ushtruesit të detyrës së kryetarit Florim Sahiti, pasi që krijohet përshtypja se ajo çfarë ka ndodhur është kuptuar si fitore e një shqiptari karshi kandidatit serb”, thuhet në kumtesën e PVD-së të cilën e transmeton portali informativ Titulli.com.

Në sqarim e këtij subjekti shqiptarë, thuhet se pasi kuptoi opinioni se çfarë ndodhi në seancë, meqë ajo po transmetohej drejtpërdrejtë në Radio Medvegjë, një grup qytetarësh serbë me dhunë kanë hyrë në objektin e komunës, me ç’rast kanë sulmuar fizikisht zëvendëskryetarin e sapo zgjedhur të komunës, Florim Sahitin.

Ky grup i qytetarëve serb, kryetarin aktual të Medvegjës, e ka fyer, siç thuhet në kumtesë “me fjalë të cilat nuk i takojnë nivelit të njerëzve të civilizuar, por huliganëve dhe njerëzve të ngarkuar me shovinizëm ndaj shqiptarëve”.

“Me këtë rast dega e PVD-së ashpër dënon këtë akt barbar, të shëmtuar dhe fton të gjithë qytetarët shqiptarë të qëndrojnë të qetë në këto momente të vështira për popullatën tonë dhe të mos bien pre e provokimeve të këtyre grupacioneve të rrugës, huliganëve të cilët si duket nuk ia duan të mirën vendit të vet, por aq më pak shqiptarëve”, përfundon kumtesa e PVD-së, dega në Medvegjë.

Përndryshe, Florim Sahiti, i cili u sulmua në mbledhjen e së hënës (12 janar), njëherit zëvendëskryetar i kësaj komune të banuar me shqiptarë dhe serb, që nga vdekja e kryetarit Sllobodan Drashkoviq, ushtron detyrën e kryetarit të Komunës së Medvegjës.

Vazhdimi i seancës për rizgjedhjen e strukturës udhëheqëse të Komunës së Medvegjës pritet të zhvillohet të mërkurën (14 janar) me fillim në orën 11:00. /Titulli.com/

Rrustem Beluli me bombë në xhami për Shqipëri Etnike!
KKSh: Sulmi ndaj kryetarit në Medvegjë, tregon politikat diskriminuese të shtetit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration