Protesta në Bujanoc, cilat ishin kërkesat e tyre
Në Bujanoc u organizua të hënën protestë me qëllimin se në Luginën e Preshevës po përballen me një situatë të papranueshme diskriminimi sistematik, që cënon të drejtat e tyre themelore.
Kërkesat e tyre gjatë protestës ishin për "respektimin e marrëveshjeve politike, ndalimin e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave të Kosovës dhe përfshirjen e drejtë në institucionet shtetërore.