Preshevë: Rezultati i zgjedhjeve lokale, mandatet në kuvendin komunal
Partia për Veprim Demokratik, e udhëhequr në Preshevë nga Ardita Sinani, ka fituar më së shumti mandate në kuvendin komunal të Preshevës, në zgjedhjet e përsëritura lokale, të mbajtura edhe në jug të Serbisë - me shumicë shqiptare - më 2 qershor.
Sinani është këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se partia e udhëhequr prej Sinanit do t’i ketë 11 ulëse në Kuvendin komunal.
Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve, në krye me Ragmi Mustafën, kanë fituar nga tetë ulëse.
Lëvizja për Reforma e Sami Salihut i ka fituar gjashtë ulëse.
Aleanca për Luginën, e udhëhequr prej Armend Aliut dhe Ilir Sadriut i ka fituar tre ulëse.
Unioni Demokratik i Shqiptarëve, në krye me Naser Azirin, e ka fituar një ulëse, sikurse lista "Aleksandar Vuçiq-Presheva Nesër ", e lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS).
Ky rezultat mundë të ndryshojë pas rovitimit dhe është preliminar.
Para zgjedhjeve, komuna e Preshevës është administruar prej një Autoriteti të Përkohshëm, të emëruar nga Qeveria e Serbisë.
Komuna e Preshevës i ka mbi 61 banorë të regjistruar në Serbi, në regjistrimin e fundit të popullsisë.