titulli.com
Lokale

Preshevë: Policia kufitare ndalon kosovarin për shkak të vulës së R.Kosovës

29.Jul.2012 03:48
0
Shtetasit kosovar të cilët posedojnë pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian dhe që mbajnë vula të Republikës së Kosovës, po ndalohen nga autoritetet serbe kufitare në Tabanoc - Preshevë dhe vendkalime tjera kufitare. Një pjesë e madhe e mërgimtarëve kosovar të cilët po kthehen nga vendlindja për në vendet e perëndimit rrezikojnë të humbin vendet e tyre të punës ose të zgjedhin ndonjë mënyrë tjetër udhëtimi për ti evituar barrierat të cilat po i paraqesin policët serb në disa vendkalime kufitare. D.H. nga Drenica i cili posedon shtetësinë belge, theksoi për agjencinë e lajmeve INA se është ndaluar nga policët serbë për faktin se posedon vulën e Republikës së Kosovës në pasaportën e tij belge. “Policët serbë më ndaluan, me thanë se me këtë vulë nuk mund ta kaloj kufirin në Tabanoc - Preshevë. Jam me veturë, ndërsa më duhet të udhëtojë me aeroplan për të arritur në Belgjikë, sepse ndryshe rrezikojë vendin e punës”, deklaroi D.H. Ai është i habitur me hipokrizinë e autoriteteve serbe, të cilët ne media dhe para komunitetit ndërkombëtar flasin për integrimet euroatlantike, për minishengenin dhe modele tjera te BE-së, ndërsa në fakt për çdo ditë barrikadojnë dhe pengojnë lëvizjen e lirë në rajon. Edhe agjencitë shqiptare të udhëtimit  në Maqedoni të cilat si destinacion kanë vendet evropiane raportojnë se një numër i madh i mërgimtarëve kosovarë, shkaku i vulave të Republikës së Kosovës nuk po mundet të kalojnë kufirin nga autoritetet serbe./Titulli.com/
Hoxhë Irfan Salihu: Pas 22 viteve prapë në Luginë (video)
Shqipëria siguron 182 vende për studentët nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration