![Preshevë: Këshilli për Siguri mban seminarin me OSBE](/source/images/2022_10/8DAEC6C5-E17A-4F0A-A574-F62023EB0EBA.jpeg)
Preshevë: Këshilli për Siguri mban seminarin me OSBE
Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit i Kuvendit Komunal, në bashkëpunim me OSBE-në, realizuan seminarin "Fenomenet Negative në Shoqëri"
Me temën "Dhuna në Familje" prezantoi ekspertja nga OSBE - znj.sMatilda Xhili Islami si dhe znj.Valdete Osmani.
"Trafikimi me njerëz si vepër penale" u shtjellua nga Këshilltari i Prokurorisë për Krim të Organizuar - z.Dragan Cesto.
Të pranishëm ishin, udhëheqës të institucioneve e organizatave joqeveritare, si dhe punëtor të Administratës Komunale.
Tekst i publikuar në Facebook nga Kuvendi Komunal Preshevë