Preshevë: Artistët shqiptar ftojnë për unifikim politik në Luginë
Një komb dhe një gjuhë bashkon shqiptarët në festivalin e nëntë të javës së komedisë shqiptare, që po zhvillohet në Preshevë. Festival ky me traditë disa vjeçare që nga themelimi i tij në vitin 1994 e deri në ditët e sotme pavarësisht pengesave të asaj kohe ky festival nuk e humbi asnjëherë vlerën kulturore të teatrit, raporton tvp.
Është filluar festivali ‘ Ditët e Komedisë Shqiptare’ Presheva 2012 me shfaqje mjaft të mirë për këtë vit, prandaj Presheva duhet të jetë krenare me këtë festival është shprehur kështu aktori i mirënjohur Nimon Muçaj, njëherit edhe drejtori i Teatrit Istref Begolli në Pejë. Në Edicionin e nëntë të festivalit të komedisë morën pjesë të gjitha teatrot nga Kosova Shqipëria dhe Maqedonia. Në Hapjen zyrtare të Festivalit Ditët e Komedisë Shqiptare, drejtori i Sh. K. Abdulla Krashnica, Naser Nuredini i përshëndeti të pranishmit dhe i uroi mirëseardhje të gjithë teatrove që sipas tij është nder dhe kënaqësi të mbahet një festival i tillë në këtë muaj të festës për gjithë shqiptarët. Hapjen e festivalit të komedisë e bëri Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Nata e dymbëdhjetë” të autorit Ë. Shekspir dhe me regji të Ilir Bokshit ku luajtën aktorët më të mirënjohur të Teatrit Kombëtar. Pjesëmarrëse në këtë festival ishte edhe drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës Burbuqe Berisha për të cilën është privilegj të jetë mysafire në këtë festival,sipas saj për Preshevën është sukses i madh pasi arrin të organizoj një festival të tillë ku mbledh të gjitha teatrot shqiptare kudo që janë. Gjithashtu aktori Nimon Mucaj ka vite me radhë që është mysafir i ftuar në këtë festival dhe për të ky festival ka meritë të veçantë pasi me vite të tëra Presheva mbledh teatrot dhe aktorët shqiptar. Në fund aktor i mirënjohur shqiptar Nimon Muçaj i ftoi faktorin politik dhe aktorët nga Presheva që të unifikohen pikërisht në prag të këtij 100 vjetori të shtetit shqiptar./Titulli.com/