Preshevë: “8 Marsi” objekt sulmi nga hajdutët
Lokale

Preshevë: “8 Marsi” objekt sulmi nga hajdutët

03.Oct.2012 10:47
0
Në orët e mbrëmjes të së dielës disa persona të pa njohur kanë hyrë në objektin e entit parashkollorë, “8 Marsi” në Preshevë dhe kanë thyer dyer e dritare, duke shkaktuar kështu pasiguri tek fëmijët dhe punëtorët e këtij institucioni.   E gjithë hapësira ku zhvillohej procesi edukativo-arsimor ka qenë e tollovitur me mjetet didaktike si dhe materialet e edukatoreve, ndërsa i është vënë edhe zjarri në hollin e këtij objekti. “Është shqetësuese fakti i ndezjes se zjarrit në hollin e këtij objekti pikërisht aty ku fëmijët zhvillojnë orën e edukatës fizike”, thotë kështu  për Televizionin Presheva, drejtori i këtij institucioni Selajdin Abdiu. Sipas tij dëme në mjete materiale nuk ka pasur, pos thyerjes së disa dritareve. Ndërkaq incidente të kësaj natyre janë evidentuar edhe më herët në këtë institucion. Drejtori në fjalë tha se deri më tani nuk kemi marrë asnjëherë ndonjë raport zyrtar rreth incidenteve të tilla nga institucionet përkatëse madje ai në fund apelon që fëmijët e tyre ti marrin apo dërgojnë vetë prindërit. “Për evitimin e problemeve të kësaj natyre duhet siguruar kamera për përcjelljen e objektit në fjalë” ka përfunduar Abdiu./Titulli.com/  
Çka do të bëj pushteti lokal me RTB-në në vitin 2013 ?
Jetimët dhe të burgosurit e Preshevës marrin përkujdesjen e bashkatdhetarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration