titulli.com
Lokale

Preshevari i thotë prokurorit, "do të hakmerrem"

07.Sep.2012 16:49
0
Departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd ka bërë të ditur se më 19 shtator do të shqiptojë vendimin gjyqësor për 17 pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe UÇPMB-së , të akuzuar nga drejtësia serbe për krime lufte ndaj civilëve në Gjilan, më 1999. Prokurorët serbë pretendojnë se të dyshuarit, të cilësuar si “Grupi i Gjilanit”, kanë kryer vrasje, përdhunim dhe tortura ndaj civilëve serbë. Nëntë prej tyre janë arrestuar në dhjetor të 2010-ës në komunën e Preshevës, njëri në mars të këtij viti në Zvicër, ndërsa shtatë të tjerë akuzohen në mungesë. Ish ushtari i UÇK-së, Agush Memishi sot në rigjykim, sipas mediave serbe, “ka kërcënuar” prokurorin serb për krime lufte i cili e ka përgatitur aktakuzën ndaj tij dhe të tjerëve që serbët e quajnë si pjesëtarë të “Grupit të Gjilanit”. “Do të hakmerrem, nëse jo unë, atëherë fëmijët e mi, nëse jo edhe ata, atëherë nipat e mi”, i ka thënë Memishi prokurorit serb, Mioljub Vitoroviq, raporton B92. “Duke e ngritur gishtin lartë, ai ka thënë se asnjëherë nuk ka kryer asnjë vepër kriminale, por që kjo do të jetë e para që do ta bëjë”, citon fjalët e tij B92. “Ky betim, të cilin shqiptarët e quajnë Besë – betim për hakmarrje, tregon se në cfarë kushte të vështira jetojmë”, ka thënë Vitoroviq. Memishi është i akuzuari i parë në mesin e 17 pjesëtarëve te “Grupit të Gjilanit”. Në dhjetor të vitit 2011, Gjykata e Apelit në Beograd ka hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë, sipas të cilit, 9 ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe UÇPMB-së janë dënuar me 101 vjet heqje lirie dhe ka kthyer çështjen për rigjykim./Titulli.com/
LDK: Të kërkohen të drejtat e Luginës nëse bisedohet për Veriun
QSA i përgatitë për shkollë nxënësit e Caravajkës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration