Presheva vazhdon të mbetet vatër e koronavirusit
Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Qytetit për Situatat Emergjente në Vrajë, nga 240 mostra të testuar nga rrethi i Pçinjës, 36 janë pozitivë për koronavirus.
Nga ai numër, 11 janë nga Vraja, 19 nga Presheva, 2 nga Bujanoci, 3 nga Trgovishta dhe 1 nga Surdulica, transmeton Titulli.com.
Raporti i djeshëm nga Shtabi i Qytetit deklaroi se nga 306 mostra të testuar nga rrethi, 44 ishin pozitivë për koronavirus.
Nga ai numër, 10 ishin nga Vrajja, 20 nga Presheva, 11 nga Bujanoci, 2 nga Vladicin Han dhe 1 nga Surdulica./Titulli.com/