Lokale
Presheva rrezikohet nga zjarret
Nga orët e mesnatës pjesa lindore e qytetit të Preshevës, saktësisht pjesa nën varrezat e qytetit u përfshi në flakë e cila kalonte lartësinë mbi tri metra. Këtë edhe më të fuqishme e bënte era cila herë pas here ishte mjaftë e furishme.
Ndonëse pasojat për botën bimore dhe atë shtazore janë jashtëzakonisht të mëdha, nuk mësohet për pasoja materiale në shtëpitë që shtrihen në këtë zonë, ndonëse zjarret ishin afruar për rreth tyre.
Ekipet e zjarrëfiksave lokal ishin mobilizuar në parandalimin e përhapjes, por era e bënte të pamundur veprimin, ndërkohë që megjithatë është arrit të lokalizohet një pjesë e mirë e këtyre zjarreve./PreshevaNEWS/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!