Lokale
Presheva nga mëngjesi pa energji elektrike
Nga mëngjesi i sotëm i gjithë territori i komunës së Preshevës do të jetë pa energji elektrike.
Nga ora 7h e mëngjesit deri në orën 17h Presheva me rrethinë nuk do të furnizohet me energji elektrike ka bërë të ditur Elektrodistribucioni, transmeton Titulli.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të territorit të komunës së Preshevës është remonti i zakonshëm vjetor i lartëpërçuesve 110 kilovolt. Ne kemi planifikuar që këtë punë ekipet tona ta kryejnë për rreth 10 orë”, ka thënë inxhinieri Vlladan Velkoviq, shef i shërbimit për punë në terren nga Elektrodistribucioni i Vranjës.
Në vet qytetin dhe fshatrat përreth të kësaj komune ka mbi 10 mijë shtëpi në të cilat jetojnë mbi 50 mijë banorë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!